Tiranë - Durrës - Kavajë - Korçë - Shkodër - Vlorë
Kërko ofertë falas

Instalime Elektrike

Shtrim linjash elektrike nga fillimi, riparime prizash e automatësh, kuadro elektrike dhe ndriçim, sipas standardeve të sigurisë.

Instalime Elektrike

Rreth shërbimit

Instalimi elektrik është pjesa më e rëndësishme për sigurinë e shtëpisë suaj. Grupi ynë i elektricistëve kryen instalime të plota për apartamente, shtëpi private, dyqane dhe zyra, si dhe riparime të çdo defekti elektrik.

Përdorim kabllo me seksion të përshtatshëm, automatë dhe salvavita cilësorë, dhe çdo linjë testohet para dorëzimit. Ju shpjegojmë qartë skemën e kuadrit që të dini cili automat i përket cilës dhomë.

Instalime Elektrike

Çfarë punimesh kryejmë

Shtrim linjash nga fillimi

Instalim i plotë elektrik për apartamente dhe shtëpi të reja ose në rikonstruksion.

Rregullime prizash dhe çelësash

Ndërrim, shtim ose zhvendosje prizash dhe çelësash.

Rregullime automatësh

Ndërrim automatësh që bien, montim salvavite për mbrojtje nga goditja elektrike.

Rregullime linjash

Gjetje e defekteve, qarqeve të shkurtra dhe linjave të djegura.

Kuadro elektrike

Montim dhe organizim kuadrosh të reja me etiketim të çdo linje.

Ndriçim i brendshëm dhe i jashtëm

Llamba, spote LED, shirita LED dhe ndriçim oborri.

Linja për kondicionerë dhe bojler

Linja të dedikuara me seksion të duhur kablli.

Tokëzim

Instalim dhe kontroll i sistemit të tokëzimit.

Interfon, kamera dhe internet

Instalime të rrymës së dobët për sigurinë dhe komunikimin.

Kontroll i instalimit ekzistues

Diagnostikim i plotë dhe raport për gjendjen e instalimit.

Galeria

Foto nga punimet

Çmimet

Riparimet e vogla (prizë, çelës, automat) kanë çmim të ulët dhe fiks, që jua themi para ndërhyrjes. Instalimet e plota llogariten sipas numrit të pikave elektrike dhe sipërfaqes së objektit.

Çmimet janë të arsyeshme dhe vlerësimi bëhet në bazë të punës që është për t’u bërë. Inspektimi dhe oferta janë falas.

Kërko vlerësim falas

Pyetje të shpeshta

Më bie automati vazhdimisht, çfarë duhet bërë?

Zakonisht është mbingarkesë ose defekt në një linjë. E diagnostikojmë dhe e riparojmë në vend.

Sa zgjat instalimi i plotë i një apartamenti?

Për një apartament 2+1 zakonisht 3–5 ditë pune.

A punoni me materialet e mia?

Po, ose mund t’ju sigurojmë ne materiale cilësore me çmim furnitori.

A jepni garanci?

Po, për punën dhe materialet që sigurojmë ne.

Si punojmë

Nga telefonata deri te puna e përfunduar

  1. 1

    Na kontaktoni

    Na telefononi ose plotësoni formën me përshkrimin e punës.

  2. 2

    Inspektim falas

    Vijmë në vend, shohim punën dhe ju këshillojmë për zgjidhjen më të mirë.

  3. 3

    Ofertë e qartë

    Merrni çmimin dhe afatin e punës para se të fillojmë.

  4. 4

    Punë me garanci

    Kryejmë punën me kujdes, pastrojmë dhe ju dorëzojmë me garanci.

Na kontaktoni

Kërkoni ofertë për: Instalime Elektrike

Plotësoni formën ose na telefononi. Ju kthejmë përgjigje sa më shpejt, zakonisht brenda ditës.

Operojmë në:

Tiranë - Durrës - Kavajë - Korçë - Shkodër - Vlorë

Të dhënat tuaja përdoren vetëm për t’ju kontaktuar. Shihni Politika e Privatësisë.

Telefono WhatsApp Ofertë