Tiranë - Durrës - Kavajë - Korçë - Shkodër - Vlorë
Kërko ofertë falas

Sisteme Hidraulike

Instalime të reja hidraulike, riparime rrjedhjesh, zhbllokime kanalizimesh dhe montim sanitaresh, me ndërhyrje të shpejtë.

Sisteme Hidraulike

Rreth shërbimit

Rrjedhjet e ujit, presioni i ulët apo kanalizimi i bllokuar nuk presin. Hidraulikët tanë ndërhyjnë shpejt për defektet urgjente dhe kryejnë instalime të reja për shtëpi, apartamente dhe ambiente biznesi.

Punojmë me tuba PPR, multistrat dhe PVC cilësorë, testojmë çdo linjë me presion para mbylljes së murit dhe e lëmë punën të pastër e të rregullt.

Sisteme Hidraulike

Çfarë punimesh kryejmë

Instalime të reja uji

Linja të plota uji të ftohtë dhe të ngrohtë për banjo dhe kuzhinë.

Riparim rrjedhjesh

Gjetje e rrjedhjes me sa më pak prishje dhe riparim i menjëhershëm.

Zhbllokim kanalizimesh

Pastrim i lavamanëve, WC-ve, pusetave dhe linjave kryesore.

Montim sanitaresh

WC, lavaman, dush, vaskë, kabina dushi dhe rubineteri.

Montim bojleri

Montim, lidhje dhe zëvendësim bojlerësh elektrikë.

Sisteme ngrohjeje

Instalim radiatorësh, kolektorësh dhe ngrohje me dysheme.

Pompa dhe depozita uji

Montim pompash presioni dhe depozitash, rregullim presioni.

Ndërrim tubacionesh të vjetra

Zëvendësim i tubave të hekurit me tuba PPR ose multistrat.

Linja për lavatriçe dhe pjatalarëse

Pika uji dhe shkarkimi në vendin që dëshironi.

Galeria

Foto nga punimet

Çmimet

Çmimet janë të arsyeshme dhe vlerësohen sipas punës: ndërhyrjet e vogla (rubinet, sifon, zhbllokim) kanë çmim fiks pas diagnostikimit, ndërsa instalimet e reja preventivohen pas vizitës në vend.

Çmimet janë të arsyeshme dhe vlerësimi bëhet në bazë të punës që është për t’u bërë. Inspektimi dhe oferta janë falas.

Kërko vlerësim falas

Pyetje të shpeshta

Sa shpejt mund të vini për një rrjedhje?

Për rastet urgjente përpiqemi të vijmë brenda ditës në qytetet ku operojmë.

A prishni murin për të gjetur rrjedhjen?

Fillimisht e lokalizojmë me saktësi që prishja të jetë minimale.

A i siguroni ju pjesët?

Po, kemi me vete pjesët më të përdorura dhe sigurojmë çdo material tjetër.

Si punojmë

Nga telefonata deri te puna e përfunduar

  1. 1

    Na kontaktoni

    Na telefononi ose plotësoni formën me përshkrimin e punës.

  2. 2

    Inspektim falas

    Vijmë në vend, shohim punën dhe ju këshillojmë për zgjidhjen më të mirë.

  3. 3

    Ofertë e qartë

    Merrni çmimin dhe afatin e punës para se të fillojmë.

  4. 4

    Punë me garanci

    Kryejmë punën me kujdes, pastrojmë dhe ju dorëzojmë me garanci.

Na kontaktoni

Kërkoni ofertë për: Sisteme Hidraulike

Plotësoni formën ose na telefononi. Ju kthejmë përgjigje sa më shpejt, zakonisht brenda ditës.

Operojmë në:

Tiranë - Durrës - Kavajë - Korçë - Shkodër - Vlorë

Të dhënat tuaja përdoren vetëm për t’ju kontaktuar. Shihni Politika e Privatësisë.

Telefono WhatsApp Ofertë